Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Fshati i Korçës ku këtë vit shkolla nuk gumëzhin nga zërat e nxënësve

Fshati i Korçës ku këtë vit shkolla nuk gumëzhin nga zërat e nxënësve

Ndërsa të gjithë oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e nxënësve, ajo e Floqit është në heshtje këtë fillim viti shkollor.

Në këtë shkollë vendin e nxënësve prej katër muajsh e kanë zënë familjet që u janë prishur banesat nga tërmeti i rënë 1 qershorin e këtij viti.

Për këtë arsye nxënësit e shkollës së Floqit janë transferuar në shkollën e fshatit fqinj, në Pulahë, rreth 5 kilometra larg, raporton A2.

Edhe pse transporti bëhet me autobus i cili i çon në mëngjes dhe i merr në drekë, për prindërit largësia e shkollës, është një hall më shumë, përveç hallit të madh për banesat e prishura dhe kushtet e papërshtatshme të jetesës në ambientet e shkollës.

“Deri tani nuk na kanë thënë asnjë gjë, vetëm se këtu do të rrimë deri ne nëntor”, thonë të preokupuar banorët e strehuar në godinën e shkollës.

Në këtë situatë problematike në fshatin Floq, i vetmi lajm pozitiv është që vetë fëmijët ndjehen mirë, teksa kanë filluar shkollën në fshatin Pulahë dhe se shkolla aty i pëlqen më shumë se shkolla e Floqit.

Edhe pse ritmi i punimeve në banesat e prishura nuk është premtues dhe banoret janë pesimistë se do të futen në banesa para 1 nëntorit, autoritetet lokale besojnë “se fundi i tetorit do t’i gjejë banorët në shtëpitë e rregulluara”, siç thotë Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Urojmë që ky premtim të mbahet, pasi dimri po troket dhe do të vështirësojë jo vetëm jetën e këtyre banorëve që jetojnë në shkollë por edhe të fëmijëve që do ta kenë më të vështirë të ndjekin mësimet në shkollën e fshatit tjetër.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tre muaj pas tërmetit në Floq, banorët akoma në shkollë

Edhe pse morën premtime që brenda një kohe shumë të shkurtër do të kishin shtëpitë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *