Kryefaqa / Korcarët / “Risia në qytetin e Korçës që nuk është parë në asnjë qytet tjetër shqiptar”

“Risia në qytetin e Korçës që nuk është parë në asnjë qytet tjetër shqiptar”

Një tjetër risi vjen, në qytetin e Korçës, duke  e bërë këtë qytet të parin që aplikon një ndihmë të tillë për komunitetin.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka treguar sot për kopshtet komunitare në Korçë, të parat e këtij lloji në Shqipëri.

Këto kopshte janë të vendosura në pjesën e Parkut Japonez.

Sipas Filos, kopshtet komunitare, janë konceptuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Kryebashkiaku u shpreh se prodhimet e para janë gati falë kujdesit të veçantë të punonjëseve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Korçë.

Ai tha se perimet e kopshteve komunitare, u dhuruan për familjet në nevojë të bashkisë dhe qendrat e institucionet e kujdesit social.

“Mbi 50 fëmijë nga familje me probleme social-ekonomike dhe familje të kthyera nga emigracioni, frekuentojnë çdo ditë këto qendra ku ofrohet veç ushqimit kujdes e dashuri”, tha ai.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Historia e një të moshuari në Korçë, që nuk i ka lejuar fëmijët të emigronin

Fshati Krushovë I Korçës, përveç parajsës natyrore mban në “djepin” e tij edhe historinë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *