Kryefaqa / Lajme / Rama-studentëve: Nëse vërtetoni që pedagogët kërkojnë para, përfitoni bursë

Rama-studentëve: Nëse vërtetoni që pedagogët kërkojnë para, përfitoni bursë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar
përshkallzimin e goditjes së korrupsionit në universitet.

Për këtë, qeveria është duke haruar një
program që të nxisë denoncimet nga personat që janë dëshmitarë dhe vetë pre e
korrupsionit.

Kreu i qeverisë ka kërkuar sot mendimin e vetë
studentëve para se së të miratohet një pikë e programit që ka të bëjë me ta.

Po mendohet që për këdo student që denoncon
dhe sjell prova për presion korruptiv, do t’i zerohet tarifa dhe do të marrë
bursë studimi një vjeçare.

“Jepni mendimet tuaja. “Koha për një
përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje
kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:
Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,
zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *