Kryefaqa / Lajme / Mbyllen regjistrimet e raundit të parë në Universitetin e Korçës, të rinjtë me sytë nga Gjermania

Mbyllen regjistrimet e raundit të parë në Universitetin e Korçës, të rinjtë me sytë nga Gjermania

Këtë
vit disa degë në Universitetin e Korçës rrezikojnë mbylljen, për shkak të
rritjes së notës mesatare por edhe përzgjedhjes që po bëjnë të rinjtë.

Studentët
shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë degët që i ndihmojnë të punojnë jashtë
Shqipërisë dhe kështu ka ndodhur edhe me preferencat në Universitetin “Fan Noli”.

Kështu
me mbylljen e regjistrimeve në këtë raund është vënë re se një pjesë e madhe e
të rinjve kanë zgjedhur degën e infermierisë.

Gjermania
është një nga vendet që po pranon shumë infermierë dhe mjekë shqiptarë dhe
duket se sytë e këtyre të fundit janë drejtuar nga ky shtet.

Si
çdo vit ndër degët më të preferuara kanë qenë edhe ato të studimit në financë
kontabilitet dhe administrim e politika sociale. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur
edhe programi më i ri i edukimit fizik ndërsa vendosja e menjëhershme e
mesatares ka ndikuar në disa prej programeve të studimit në mësuesi.

Por
ndërkohë dy raundet e tjera të regjistrimeve pritet të shtojnë numrin e
studentëve edhe në këto programe dhe të ofrojnë mundësinë për vazhdimin e
studimeve për ata që nuk mundën të përfitojnë nga raundi i parë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Soreca: Korça, një nga qytetet më miqësore ndaj fëmijëve

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, përgëzoi dhe vlerësoi modelin e ndjekur në Korçë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *