E shtunë , Dhjetor 14 2019
Kryefaqa / Show Biz / Gazetari tregon problemet me ankthin: Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti mendor

Gazetari tregon problemet me ankthin: Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti mendor

Gazetari Klinton Zeqiraj ishte i ftuar së fundmi në
emisionin “Tring Stars”, ku gjatë intervistës ka bërë një rrëfim të sinqertë
për periudhën më të keqe që ka kaluar në jetë.

Klinton tregoi se një vit më parë ka vuajtur nga ankthi dhe
gjendja e tij ishte rënduar aq shumë, saqë ai kishte jetuar për një vit me
frikën se mos vdiste nga momenti në moment.

Gjithçka kishte nisur papritur, teksa ai qëndronte në shtëpi
duke parë televizor.

Klintonit kishte nisur t’i merrej fryma, i merrej mendja dhe
kishte ndjerë nxehtësi në trup.

Doktorët kishin fajësuar pijen energjike që kishte konsumuar
më parë, mirëpo e vërteta ishte mësuar pak më vonë, kur kjo gjendje kishte
filluar të zgjaste.

Vetë Klintoni e ka ndarë videon e tij gjatë emisionit në
profilin e tij në Instagram, krahas së cilës shkruan:

“Para nje viti kam kaluar periudhen me te veshtire te jetes time. Vuaja nga ankthi dhe paniku i cili zgjati prej muajsh dhe me besoni ka qene nje tmerr i vertete! Ata njerez qe e kane perjetuar kete gje e dine shume mire se cfare eshte! Por tani shyqyr te madhit zot e kam kaluar dhe ndihem mire. Dua vetem tju them miq qe asgje nuk ka rendesi se sa shendeti mendor dhe te ndihesh mire shpirterisht, ndaj kujdesuni per veten tuaj! Mbusheni diten me pozitivitet dhe energji dhe fundja beni ate qe doni dhe qe ndiheni me mire!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Armina Mevlani: Më është thyer zemra në copëza, nuk dua ta pranoj…

Blogerja Armina Mevlani ka sqaruar sot pse ka munguar me komente dhe reagime këto ditë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *