Kryefaqa / Korcarët / Bashkia Korçë dhuron mjete shkollore për fëmijët e fshatit Floq

Bashkia Korçë dhuron mjete shkollore për fëmijët e fshatit Floq

Bashkia e Korçës shtrin projektet sociale edhe në fshatra.
Vëmendje e shtuar e ketij institucioni është treguar për femijët e fshatit
Floq.

Pasi u bënë pjese e kampit veror tani ky institucion u ka
ofruar edhe mbështetje për fillimin e vitit të ri shkollor.

57 mjete shkollore janë dhuruar për fëmijët e fshatit Floq
dhe Pulahë nga kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, i cili ka premtuar se brenda
muajit tetor fëmijet do të kthehen në ambjentet e shkollës së tyre.

Fëmijët e fshatit Floq transportohen çdo ditë në fshatin
Pulahë për t’u shkolluar pasi disa familje të demtuara nga termeti janë
strehuar në ambientet e shkollës. Kjo zgjidhje e përkohshme, sipas bashkisë, do
të normalizohet me ndërtimin e banesave.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Klajdi Haruni: Idhulli im është babai im, më vjen keq që nuk kam kohë për familjen…

Këngëtari korçar Klajdi Haruni ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur si rrallëherë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *