E mërkurë , Dhjetor 11 2019
Kryefaqa / Uncategorized / Detajet/ Makina e pedagogut të universitetit “Fan Noli” u fut poshtë trajlerit, si ndodhi ngjarja?

Detajet/ Makina e pedagogut të universitetit “Fan Noli” u fut poshtë trajlerit, si ndodhi ngjarja?

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Bilisht.

Një makinë Benz me targa “AA 303 KI” u përplas me një kamion
mallrash.

Si pasojë shoferi i autoveturës, i cili është pedagog i
fakultetit ekonomik në Universitetin e Korçës,është plagosur rëndë.

Mësohet se Koço Nasto ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në
Spitalin e Korçës ku po
merr kujdesin mjekësor, por gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Sipas
fotografive të publikuara shihet që pjesa e përparme e Benzit është futur e
gjitha poshtë kamionit dhe kjo ka shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të
pedagogut.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit të rëndë, ndërsa nga përplasja trajleri ka bllokuar edhe rrugën duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Motra vjen nga Greqia dhe falenderon publikisht vëllanë: Bukën e fëmijëve të tij e ndan me fëmijët e mi

Historia e sotme në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *