Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Tre muaj pas tërmetit në Floq, banorët akoma në shkollë

Tre muaj pas tërmetit në Floq, banorët akoma në shkollë

Edhe pse morën premtime që brenda një kohe shumë të shkurtër do të kishin shtëpitë e rindërtuara, banorët e Floqit në Korçë janë ende në kushtet që ishin.

Ata shpresuan se banesat e shkatërruara nga tërmeti do të rindërtoheshin, por kjo nuk ka ndodhur as 3 muaj më vonë. Pas termetit me pasoja shkatërrimtare, rreth 20 familje të fshatit Floq në Korçë vijojnë ende të strehohen në ambientet e shkollës 9-vjecare, në kushte tepër të vështira.

Pa asnjë mundësi tjetër strehimi dhe në prag të dimrit, banorët thonë se nuk do t’i braktisin ambientet e shkollës, pavarësisht kushteve të rënda aty.

Në fshatin Floq ka nisur rindertimi i 5 banesave më të dëmtuara, ndërsa banorët mbeten në pritje me shpresën se rikonstruksioni do të perfundoje para dimrit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama shkon në Floq

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *