Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Të huajt e kërkojnë freskinë pranë natyrës në Dardhë

Të huajt e kërkojnë freskinë pranë natyrës në Dardhë

Dardha në Korçë është një prej destinacioneve ku veç plazheve këto ditë të nxehta vere mund të gjesh qetësinë. Fshati turistik po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj që janë në kërkim të tradicionales dhe natyrës së paprekur.

Në muajt e nxehtë të verës, jo të gjithë e kërkojnë freskinë në Plazhe.

Të huajt kryesisht e gjejnë atë mes natyrës.

Dardha në Korçë është një ndër destinacionet e preferuara.

Mbizotërojnë evropianët në moshë të madhe.

Ata që i kanë jetuar ndryshimet e mëdha që ka sjellë moderniteti dhe tashmë kërkojnë tradicionalen e ruajtur.

Ecja ne natyrë është sporti i preferuar. Dardha thonë se u plotëson pritshmërinë, ndërsa vlerësime kanë edhe për kuzhinën tradicionale dhe mikpritjen.

“Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, vij nga Hollanda. Më pëlqen gjithçaka këtu, malet, natyra njerëzit,  dhe janë shumë mikpritës”.

“Jam nga Belgjika është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqen natyra dhe kultura dhe njerëzit janë shumë mikpritës.”

Ata thonë se gjithçka është e bukur ndërsa hiking është sporti i tyre i preferuar, pasi vizitat e para nuk u kanë mjaftuar për të zbuluar çdo gjë.

Mund të rikthem sërish, pasi ende nuk i kam vizituar të gjitha. Më pëlqen shumë ushqimi, peshku, mishi, mishi i qengjit. po e shijojmë shumë”.

Me bujtina apo shtëpi të vënë në funksion të turizmit familjar, ushqimin tradicional, freskinë e verës apo pistën e skive për në dimër, Dardha është një nga zonat me turizëm gjithëvjetor.

/Oranews

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama shkon në Floq

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *