Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Fshati i Maliqit prej një muaji pa ujë të pijshëm

Fshati i Maliqit prej një muaji pa ujë të pijshëm

Jemi në 2019-ën dhe në fshtin Orman të Maliqit akoma diskutohet për mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët e këtij fshati, të cilët janë më shumë se 2500 kanë gjithë muajin që marrin ujin nga fshatrat e tjerë përreth, të njësisë administrative Pojan.

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm në këtë janë jo vetëm në këtë periudhë por edhe në muajt e tjerë të vitit, pasi uji edhe kur vjen është pothuajse krejtësisht i pa pijshëm.

Banorët thonë se nga uji rezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre por edhe të fëmijëve.

Situata e krijuar pranohet edhe nga administratori i Ujësjellës Kanalizime në bashkinë e Maliqit, Petrit Kupe, i cili tha se gjatë këtij muaji dy burimet prej nga furnizohen me ujë të pijshëm fshatrat Orman dhe Shëngjergj kanë rënë në kuotat më minimale të mundëshme.

Sipas Kupes zgjidhja vjen vetëm nëse do të ketë një investim nga qeveria pasi projektet e bashkisë nuk kanë munguar.

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe janë hasur edhe në fshatra të tjerë të kësaj bashkie fshatra që janë furnizuar me ujë vetëm me orar të reduktuar.

 

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama shkon në Floq

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *