Kryefaqa / Lajme / Kapen dy burrat nga fshati i Korçes

Kapen dy burrat nga fshati i Korçes

Dy burra nga fshati Porodinë i Korçës janë kapur ditën e sotme për shkak të një lënde të gjetur në shtëpinë e njërit prej tyre.

Ata janë F.S, 40 vjeç dhe M.M, 35 vjeç, (me detyrë kryeplak i fshatit Porodinë), të dy banues në këtë fshat.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.S, u gjetën fidanë të dyshuar kan.abi.s të kultivuar në tokë.

Lidhur me këtë rast, thuhet se kryetari i fshatit shtetasi M.M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka treguar se çfarë po ndodhte para organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Gruaja në Greqi ndërron jetë 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët tregojnë shkakun

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *