Kryefaqa / Show Biz / Gazetarja e njohur tregon vilën që ka në Dardhë

Gazetarja e njohur tregon vilën që ka në Dardhë

Gazetarja Sonila Meço po i kalon pushimet në Dardhë të Korçës me bashkëshortin dhe vajzën. Atje Sonila po pushon në vilën e saj që ndodhet mes gjelbërimit.

Së fundmi moderatorja ka postuar disa foto nga vila dy kate që të dhuron një pamje mahnitëse, e ndërtuar e gjitha prej guri dhe me një oborr plot me lule.

“Të ‘ushqesh’ një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin. Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë”, shkruan Sonila krah fotove të publikuara.

“Ja u lidhën edhe domatet, karrotat presin të shkulen, dardhat janë të shëndetshme këtë verë, rukola e mbarë…
Atë copëz tokë që na ka rënë për hise mjafton ta duam, trajtojmë, të përpiqemi të na e shpërblejë kujdesin. Si thosh plaku i urtë: “Gërmoje tokën biri im se aty do gjesh pasurinë e vërtetë!”
Për atë tokë, ajër e ujë rrofshin ata që dinë t’i çmojnë, ruajnë, duan e punojnë!
Gjyshërve u puthim duart për ç’na mësuan e mësojnë, për trashëgiminë e vyer dhe dashurinë për tokën me të cilën na ushqejnë! “, thote ajo ne nje tjeter postim.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Kejdi Mehmetaj flet për marrëdhënien me vjehrrën

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *