Kryefaqa / Lajme / Gjendet i pajetë në qeli braziliani që bëri xhiron e rrjetit

Gjendet i pajetë në qeli braziliani që bëri xhiron e rrjetit

Video e tij bëri xhiron e rrjetit pasi ai u përpoq të arratisej nga burgu tre ditë më parë, duke u veshur dhe maskuar si vajza e tij.

Mirëpo sot sutoritetet braziliane kanë gjetur të pajetë në qeli trafi.kantin Clauvino da Silva. Sipas zyrtarëve të burgut në Rio de Janeiro, dukej sikur Silva kishte varur veten. 42-vjeçari po vuante një dënim prej 73 vitesh e 10 muaj burgim.

Rasti i Clauvino da Silva bëri bujë në gjithë botën. Tre ditë më parë, ai u kap në burg i maskuar si vajza e tij 19-vjeçare. Ai kishte veshur paruke, maskë silikoni, reçipeta dhe një bluzë me mëngë të shkurtra. Plani i tij ishte të arratisej nga burgu dhe të linte vajzën pas, e cila i kishte shkuar për vizitë. Por, 42-vjeçari u zbulua nga gardianët për shkak të zërit, që nuk i ngjasonte një vajze.

Autoritetet braziliane nisën hetimet për të gjetur personin që kishte futur rrobat në burg. Ndërsa da Silva do të ekstradohej në një burg të sigurisë së lartë. Por, trafikanti është gjetur i pajetë në qelinë e tij. Clauvino da Silva ishte arratisur edhe në vitin 2013 nga burgu së bashku me 31 të burgosur të tjerë duke dalë nga sistemi i kanalizimeve, por u arrestua sërish.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *