Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Embëlsira e thjeshtë e fundjavës, biskota me luleshtrydhe

Embëlsira e thjeshtë e fundjavës, biskota me luleshtrydhe

Në vend që të rëndoni stomakun me vezë, djathë, salçiçe e bukë, në fundjavë, mjaftohuni me ca biskota me fruta e me pak sheqer dhe një gotë qumësht.

Koha e përgatitjes – 20 minuta

Koha e pjekjes – 15 minuta

Përbërësit:

1 kokërr vezë

150 g sheqer

100 ml vaj luledielli

300 g miell

lëngu i 1 kokrre limoni

150 g luleshtrydhe-të prera në copa të vogla

8 g sodë për ëmbëlsira

1 bustinë vanilje

Përgatitja:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

  1. Në një tas, përziejmë me lugë druri derisa të bëhen si masë homogjene: vezën me sheqerin, lëngun e limonit dhe vajin. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, më pas edhe vaniljen dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Shtojmë luleshtrydhet dhe i përziejmë me kujdes me brumin. Nëse brumi ngjit, shtojmë përsëri pak miell.
  2. Lagim duart me pak ujë, marrim pak nga brumi dhe pasi t’i japim formë të rrumbullakët të sheshtë, i vendosim biskotat në tavën e furrës ku kemi shtruar letër furre, duke lënë pak distancë midis tyre. I spërkasim sipër me pak sheqer dhe i vëmë të piqen për rreth 15 minuta.

Source of the news: Living

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

​​Si të përgatisni një mëngjes anglez?

Mëngjesi anglez është një racion tradicional anglez i cili përbëhet nga vezët, proshuta, salçiçet dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *