Kryefaqa / Uncategorized / “Një motër besnike, vlen sa një mijë miq.” Arsyet pse të kesh një motër të madhe është kaq bukur

“Një motër besnike, vlen sa një mijë miq.” Arsyet pse të kesh një motër të madhe është kaq bukur

Pa të, jeta nuk do të ishte e njëjtë. E çmendur, e bukur, e dhembshur, e dashur.

Motra është shoqja jote më e mirë. Kur thua shoqja më e mirë, nuk do të thotë një nga shoqet më të mira që ke, por ajo më e ngushta, numri një, ajo tek e cila drejtohesh menjëherë kur je e mërzitur, kur bën plane apo kur thjesht do të telefonosh dikë e të flasësh për gjërat e tua të kota.

Në vazhdim lexoni arsyet pse është bukur të keni motër më të madhe:

Gjithmonë është një hap para

E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e rritjes dhe marrëdhënieve me prindërit. E di çka i zemëron, dhe ku duhet të qëndroni indiferente. Është mjeshtre e mirë për nxjerrje nga situata të pakëndshme.

Dollapi i saj është më i mirë se i juaji

Kur keni qenë e vogël, sigurisht jeni zemerur se ju duhej te vishnit rrobat e vjetra  të motrës suaj. Vetëm në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen shumw rroba që do të dëshironi ti veshni. Edhe pse duhet t’i luteno që t’ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, ajo pranon sepse nuk mund t’ju refuzojë asgjë.

Është e sinqertë

Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe gjithmonë është aty për t’ju treguar të vërtetën në sy sepse ajo thjesht nuk di si veprohet ndryshe.

Mund të mësoni nga gabimet e saj

Të gjitha gabimet e zakonshme që i bëjmë gjatë rritjes ajo i ka bërë para jush, kurse Juve ju mbetet vetëm të mësoni nga përvojat e saj.

Ajo është „udhërrëfyesi“ juaj për gjithcka ne bote.

Prindët skeptik ju lejojnë të dilni në mbrëmje dhe koncertet e para vetëm nëse motra e madhe është pranë të voglës.

Di si tju qetësojë

Të gjithë nganjëherë behemi dramatike pa arsye. Përderisa shoqet tona kryesisht vuajne me ne pa na kundershtuar, motra e madhe nuk ka kohë për këtë. Ajo na qetëson me disa fjalë edukative në stilin e “motrës”.

Kurrë nuk ju gjykon

Natyrisht se nuk pajtohet gjithmonë me ju, por respekton zgjedhjet dhe vendimet tuaja dhe kurrë nuk ju gjykon.

Gjithmonë mban anën e juaj

Pa marrë parasysh kundërshtimet dhe grindjet mes motrash, në momentet kur keni nevojë për mbështetjen e saj, ajo pa rezerva qëndron në anën tuaj, ashtu siç dinë vetëm motrat.

E vetmja që mund t’ju sjelle ne humor me sekonda 

Është pranë jush që nga dita e parë, ju ka parë si rriteni dhe e di mirë çfare ju trishton, dhe çfare ju kthen menjëherë buzëqeshjen në fytyrë. Nganjëherë ju duket se ka dhunti telepatike sepse në momentin e duhur di të thojë fjalët e duhura dhe t’ju beje direkt per te qeshur

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Përdorini duart për të mbledhur mbeturinat, jo për të bërë shqiponjën”

Dorjan Bulku është turisti më besnik i trojeve shqiptare. Nuk është i huaj, është shqiptar. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *