Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Si të gatuani dollma me oriz nga gjethet e rrushit

Si të gatuani dollma me oriz nga gjethet e rrushit

Dollmat ose japrakët siç i thonë një pjesë tjetër e shqiptarëve, janë perfekte për t’u gatuar në pranverë, e duke qenë se këtë vit pranvera erdhi vonë, ju mund të gjeni fletë të njoma rrushi edhe tani.

Për të gatuar dollmat e shijshme ju duhet:

200 gr oriz

30 fletë gjethe rrushi

1 kokërr qepë e kuqe

30 ml vaj ulliri

1 tufë kopër

1 tufë majdanoz

4 gjethe mendër (e freskët)

1 kokërr lëng limoni

10 gr kripë

1 gr piper

Përgatitja:

Në fillim përgatisni mbushjen: pastroni dhe grini qepën, më pas bëni të njëjtën gjë me erëzat.

Kavërdisni në një tigan qepën me vaj ulliri derisa të zbutet.

Shtoni orizin , erëzat e grira, kripë, piper dhe një gjysmë gotë ujë dhe vëreni të ziejë për 10 min. duke e përzier herë pas here që të mos ngjisë orizi.

Tani merruni me gjethet e rrushit, lajini mirë dhe futini në një tenxhere të madhe me ujë që vlon, lërini të zbuten, hiqini nga uji dhe shtrojini në një pëlhurë të pastër.

Lëreni mbushjen të ftohet, hapni gjethet e rrushit dhe hidhni mbi to nga një lugë prej mbushjes.

Mbështillini mirë që të mos dalë mbushja, nëse nevojitet bëni mbështjellje të dyfishtë.

Shtroni disa fletë të tjera në fund të tenxheres me anë të larta dhe fund të trashë, rreshtoni japrakët përmbys në formë rrathësh.

Hidhuni përsipër lëngun e limonit dhe pak ujë, mbulojini me një pjatë dhe një peshë mbi të që të mos hapen gjatë gatimit dhe ziejini në zjarr shumë të ulët për rreth 1 orë derisa orizi ta ketë thithur ujin. Shërbejini të ftohta.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

​​Si të përgatisni një mëngjes anglez?

Mëngjesi anglez është një racion tradicional anglez i cili përbëhet nga vezët, proshuta, salçiçet dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *