Kryefaqa / Lajme / Vajza dy vjeçare bie nga ballkoni, adoleshenti e shpëton pa asnjë dëmtim

Vajza dy vjeçare bie nga ballkoni, adoleshenti e shpëton pa asnjë dëmtim

Një 17-vjeçar është shpallur “hero” pasi arriti të kapte një vajzë të mitur që ra nga kati i dytë i një pallati.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment të pazakontë kur adoleshenti, i cili ishte duke punuar ty pranë sheh vajzën e mitur dhe afrohet, ndërsa në momentin që ajo bie ai nxiton ta kapë në kohë rekord.

Algjeriani Feuzi Zabaat, 17 vjeç, u quajt hero i ditës për gjestin e tij. BBC shkruan se për fat të mirë, djali e pa vajzën paraprakisht duke e kapur pa asnjë dëmtim.

Incidenti ndodhi në Stamboll të Turqisë, ndërsa nëna e vajzës ishte duke gatuar në momentin që e bija ka arritur t’I shpëtojë nga sytë duke shkuar në ballkon. Shpëtimtari thotë se bëri atë që duhej të bënte për ta shpëtuar vajzën.

“E kapa fëmijën në mes të ajrit para se të godiste tokën”, tha ai. “Unë bëra atë që ishte e nevojshme për dashurinë ndaj Allahut”.

Source of the news: BBC

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *