Korça është qyteti i festave dhe ato nuk i mungojnë as gjatë sezonit të verës.
Kështu mbrëmjen e djeshme në qytetin tonë u mbajt “festa e muzikës”.
Tinguj Kinemaje u dëgjuan nē Zonën Këmbësore të qytetit me kolonat zanore të filmave më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe të huaj.
Atmosfera që u kriju ishte fantastike ndërsa interpretuan mjeshtrit e Orkestrës Sinfonike të RTSH.
Turistët sigurisht nuk munguan, jo vetëm ata shqiptarë por edhe të huajt, të cilët ngelen gjithmonë të impresionuar nga qyteti i serenatave.