Kryefaqa / Korca Turistike / Kuzhina Korcare / Si Të Përgatisni Petullat e Fshira shumë të Shijshme Sipas Traditës Korçare

Si Të Përgatisni Petullat e Fshira shumë të Shijshme Sipas Traditës Korçare

Kjo është një nga recetat më të shijshme të nënave shqiptare e sidomos të atyre korçare. Palaçinkat ose petullat e fshira janë pa diskutim një nga gatimet tradicionale më të pëlqyera të zonës.

Ato mund t’i kombinosh me shumë ushqime të tjera, ti bësh të ëmbla ose të kripura dhe mund t’i konsumosh në çdo orë të ditës.

Më poshtë ju tregojmë recetën e përgatitjes së petullave në shtëpi.

Përbërësit:

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë. I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin. Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura. Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene. Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë dhe ftohur më parë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme. Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë. Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e palaçinkave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit. Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha palaçinkat derisa të mbarojë brumi i përgatitur. Mbushja e pallaçinkave bëhet sipas preferencave, sipas traditës mbushjet më të zakonshme janë reçeli apo djathi. Por mund t’i kombinoni edhe me biskotë e çokollatë si krepa të kripur apo të ëmbël.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

​​Si të përgatisni një mëngjes anglez?

Mëngjesi anglez është një racion tradicional anglez i cili përbëhet nga vezët, proshuta, salçiçet dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *