Kryefaqa / Sociale / Bashkia dhe qytetarët e Tiranës dërgojnë tre kamionë me ushqime dhe veshje në Korçë

Bashkia dhe qytetarët e Tiranës dërgojnë tre kamionë me ushqime dhe veshje në Korçë

Bashkia e Tiranës dhe qindra qytetarë u solidarizuan me banorët e prekur nga tërmetet në Korçë duke mbushur që në orët e para të mëngjesit tre kamionë me ushqime, veshmbathje etj.

“Ne në Tiranë besojmë tek parimi, një për të gjithë e të gjithë për një. Sot ka Korça një situatë të vështirë, nesër mund ta kemi ne e të na gjendet Korça. Ndaj dua të falenderoj të gjithë familjet që iu përgjigjën në kohë rekord mbushjes së tre kamionëve që do të nisen pas pak për në qytetin e Korçës”, tha sot kryebashkiaku Veliaj.

Vetë Veliaj dhe bashkëshortja e tij kontribuan me ndihma për të prekurit.

“Unë dhe Ajola si prindër të një bebi të vogël kishim më shumë merak për fëmijët e vegjël, që janë gjendur në këtë situatë të vështirë. Dhurata jonë modeste është kryesisht qumësht, panolina, biberonë dhe të gjithë nevojat higjienike që mund të ketë për fëmijët që janë aty por nëse do të ketë të tjera, ne do i adresojmë ato sipas feed back që na jep ekipi ynë i emergjencave që është bashkuar atje”, tha ai.

Stenda do jetë e hapur gjatë gjithë ditës dhe kushdo mund të shkojë të japë ndihmë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nga serat me perime fermerët shqiptarë kthehen tek lulet

E nisur 15 vjet më parë si një serë e zakonshme me perime, sot Naim …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *