Kryefaqa / Uncategorized / Bum lejesh për ndërtime të reja për hotele dhe restorante, 200 milionë euro investime

Bum lejesh për ndërtime të reja për hotele dhe restorante, 200 milionë euro investime

Bumi i ndërtimeve të reja pritet të vazhdojë me intensitet të lartë edhe gjatë viteve në vijim, të paktën referuar lejeve të ndërtimit, që janë dhënë nga institucionet në tremujorin e parë. Instituti i statistikave deklaroi se vetëm për periudhën janar mars të këtij viti, autoritetet përgjegjëse kanë miratuar lejet për 200 milionë euro investime të reja në ndërtim.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, vlera e lejeve të miratuara është rritur me 2.5 herë, ndërsa si sipërfaqe lejet e miratuara në tremujorin e parë të këtij viti janë 2.9 herë më shumë se sa ato të në janar mars 2018.

Të dhënat e detajuara tregojnë se ekspansioni i fortë i sektorit të ndërtimit do të udhëhiqet nga ndërtimet në turizëm dhe ato për qëllime banimi.

Sipas INSTAT, nga lejet e miratuara në tremujorin e parë 75 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin e hoteleve të reja, ndërsa 65 milionë euro të tjera janë për ndërtimin e pallateve dhe ndërtesave për qëllime banimi.

Punimet inxhinierike, pra veprat publike si rrugët apo ujësjellësa do të marrin 20 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur janë ndërtesa industriale dhe tregtare, që përdoren nga bizneset.

Edhe këtë qendra e ndërtimeve është kryeqyteti. Sipas INSTAT, nga lejet e miratuara në tremujorin e parë, 70 për qind i përkasin bashkisë së Tiranës, dhe pjesa dërrmuese e tyre janë hotele dhe pallate banimi.

Ky është viti I tretë rresht që sektori i ndërtimit është në ekspansion të fortë, duke paralajmëruar një bum ndërtimesh në kulla dhe hotele, I cili pritet të zgjasë të paktën edhe gjatë tre viteve të ardhshme.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Përdorini duart për të mbledhur mbeturinat, jo për të bërë shqiponjën”

Dorjan Bulku është turisti më besnik i trojeve shqiptare. Nuk është i huaj, është shqiptar. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *