E shtunë , Dhjetor 14 2019
Kryefaqa / Aktivitete / Fotot/ Për herë të parë në Korçë mbahen Ditët Olimpike

Fotot/ Për herë të parë në Korçë mbahen Ditët Olimpike

Për herë të parë në qytetin tonë zhvillohen ditët olimpike, të cilat kanë bërë bashkë rreth 250 nxënës gjimnazistë nga i gjithë qarku i Korçës.

Ekipet më të mira nga shkollat e Korçës, Ersekës, Kolonjës, Maliqit e Devollit janë përzgjedhur për të garuar mes tyre në futboll, basketboll, atketikë dhe volejboll.

Ky aktivitet vjen nga shoqata e mësuesve të edukimit fizik në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, Drejtorinë rajonale të arsimit parauniversitar si dhe me komitetin olimpik kombëtar shqiptar.

Flaka olimpike është sjellë nga vetë ekipet e nxënësve në ambientet e zonës sportive të qytetit të Korçës, e cila për herë të parë vihet në funksion të një aktiviteti me përmasa kaq të mëdha.

Arjan Kostani, presidenti i shoqatës së mësuesve të edukimit fizik në Korçë bëri të ditur edhe moton e aktivitetit:

Dita Olimpike ka synim që të ofrojë një mundësi për të praktikuar një sport, për të vrapuar dhe për të ushtruar me cilësitë fizike të çdo individi, për të bërë më të mirën.Sot ne do të garojmë me moton olimpike: Më shpet, më lart më fort”, ka thënë Kostani.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku I Korçës Sotiraq Filo, i cili premtoi mbështetje në aktivitete të tjera sportive për të gjithë nxënësit.

Ndërsa Drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar Kristaq Grabocka, I cili tashmë mbulon tri qarqe, përveç Korçës edhe Elbasanin e Beratin, theksoi se do të krijohet mundësia për bashkëpunime të tjera,sportive dhe jo vetëm, me nxënësit e këtyre qarqeve.

Aktiviteti është çelur me parakalimin zyrtar të të gjitha ekipeve ndërkohë që më pas kanë nisur edhe garat në disiplinat përkatëse, si për femrat dhe për meshkujt. Në fund të aktivitetit do të shpallen edhe ekipet fituese të cilat do të marrin çmimet përkatëse./Korçajone.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pazari i Korçës mahnit spanjollët, fluks turistësh edhe në sezonin e vjeshtës

Pazari i Korçës konsiderohet pa dyshim si një aset kulturor, i cili po kthehet në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *