Kryefaqa / Show Biz / Jo vetëm Eli Fara, edhe Gili feston ditëlindjen dhe duket 20 vite më e re

Jo vetëm Eli Fara, edhe Gili feston ditëlindjen dhe duket 20 vite më e re

Pak ditë më parë këngëtarja korçare festoi ditëlindjen e saj të 52-të.

Por Eli nuk është e vetmja që tregon shumë më e re nga sa është. Me siguri ju të gjithë e mbani mend Gilin, këngëtaren bionde, emri i vërtetë I së cilës është Fevzije Konushevci Berani.

Gili po ashtu festoi 52-vjetorin e lindjes në Kosovë. Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social “Instagram”, Gili tregoi se ajo festoi me disa këngëtarë të njohur si: Shkumbin Kryeziun, Mimoza Mustafën, Vjollca Haxhiun, Ganimete Abazin dhe Malësorin. Në fotografi shihej dhe bashkëshorti muzikant Ilir Berani, i cili dje, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka lënë një mbishkrim urimi për bashkëshorten e tij, Gilin

“Urime ditëlindjen zemër! I gëzofsh të gjitha të mirat e kësaj bote! Jeto e lumtur me neve! Të dojnë shumë Lili, Roki dhe Doni”. Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura, pjesë e skenës muzikore që nga vitet ‘80. Bashkëpunëtori më i madh i saj është bashkëshorti, Ilir Berani, me të cilin ka punuar që nga fillimi i karrierës dhe i cili i ka bërë shumë hite që janë dëgjuar dhe dëgjohen vazhdimisht.

Gili dhe Iliri u martuan në vitin 1990 dhe janë prindër të dy djemve, Roberit dhe Redonit. Pak javë më parë, ajo deklaroi se humbi disa kilogramë dhe rezultati është perfekt, siç shihej në festën e ditëlindjes, ku kishte veshur një kostum të kuq elegant.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Ish deputeti tregon se si shkoi në Itali me dokumente false

Si shumë shqiptarë në vitet ’90, edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj emigroi drejt Italisë. Falë punës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *