Kryefaqa / Korcarët / I pari korçar që iku në Amerikë u kthye pas 6 vitesh i veshur alla frënga dhe me shumë para…

I pari korçar që iku në Amerikë u kthye pas 6 vitesh i veshur alla frënga dhe me shumë para…

Një nga legjendat urbane që vijon të përflitet për vite me rradhë në Shqipëri është: “Duhet të jesh korçar që të fitosh Lotarinë Amerikane!”

Janë të rrallë shqiptarët të cilët nuk e kanë dëgjuar parashtrimin e mësipërm, sikundër janë edhe të rrallë personat që e dinë të vërtetën që fshihet pas kësaj legjende urbane.

I pari shqiptar që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë nga Korça dhe duhet thënë që ky fat i ka ndjekur për vite me radhë edhe korçarët që u ka dalë Lotaria Amerikane. Pra është një rastësi dhe fat i fillestarit gjithashtu që, siç është e dukshme korçarët e kanë në masë.

Kolë Kristofori është i pari korçar që ka shkuar në Amerikë në vitin 1884 dhe historia e tij është e mbushur plot e përplot me surpriza.

Pas pothuajse 6 vitesh ai u rikthye në fshatin e tij, i veshur me rroba alla frënga dhe me shumë para me vete.

Ai u rrëfeu të gjithëve ato çfarë kishte parë në Amerikë dhe se asokohe një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në rrugë, ndërkohë një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Teodor Vaso në intervistën e fundit: Qyteti im i zemrës më shpalli futbollistin më të mirë të shekullit

Nga DHIMITRAQ SHONI (Shkrim i 2014) Dihet nga të gjithë që Korça ka qenë dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *