Kryefaqa / Sociale / “Burri më linte të flija jashtë”, Ilda largohet nga fshati dhe arrin të marrë shtëpi me qira në Korçë

“Burri më linte të flija jashtë”, Ilda largohet nga fshati dhe arrin të marrë shtëpi me qira në Korçë

Mbrëmë ishte finalja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, ku ndër të tjera u kujtua historia e Ildës, gruas nga Alarupi i Pogradecit që ishte martuar në Pojan të Korçës.

Në moshën 14-vjeçare Ilda kishte nisur të çalonte dhe vetëm atëherë kishte mësuar se kur kishte lindur mjekët ia kishin tërhequr këmbën padashje dhe për pasojë njëra këmbë ishte më e gjatë se tjetra.

Ajo kishte turp të ecte, kishte turp ta shihnin sepse e dinte që do ta gjykonin.Nuk gaboi se sa herë dilte ajo shihte që njerëzit e gjykonin.

Një ditë kur ishte 18 vjeç, një grua në fshat e kishte kërkuar si nuse për vëllanë. Ilda u martua dhe një vit më vonë shkoi në Pojan të Korçës.

Dasmë nuk bënë, Ardiani jetonte me dy prindërit e tij, por në shtëpinë e re askush nuk e kishte pritur mirë.

Me kalimin e kohës bashëkshorti i saj ishte bërë shumë i dhu.nshëm..Ai pinte me shokët dhe gjithë paratë i shpenzonte për vete, ndërsa Ildës i linte vetëm 1 mijë lekë të vjetra dhe i thoshte se mjaft i kishte për të ngrënë makarona, pasi ajo nuk punonte.

Në vitin 2000 ajo ngeli shtatzënë, por ai vazhdonte ta dhu.nonte. Madje disa herë e linte të flinte edhe jashtë. Kishte raste që asaj i binte të fikët pasi ngelej pa ngrënë. Ajo ka kujtuar një moment kur në oborr kishte parë në pemë një pjeshkë dhe e kishte marrë ta hante. Vjehrra e kishte parë dhe I kishte thënë të birit: si ha ajo nga pemët që kam mbjellë unë. Atë ditë i shoqi e kishte rrahur aq shuëm saqë ajo thotë se mezi ruajti ndërgjegjjen.Në shtëpinë e prindërve nuk kthehej dot pasi prindërit i kishte të vjetër dhe vëllezërit nuk kishin mundësi ekonomike për ta mbajtur.

Pas lindjes së djalit bashkëshorti vazhdonte përsëri vesin e tij, ndërsa tani dhunonte edhe të birin.

Ilda rrëfeu se. dhunës nuk i kishin shpëtuar as fëmijët e çiftit, Klevisi dhe Migeli. Ardiani disa herë kishte tentuar të vriste Ildën, por gjithmonë kishte shpëtuar falë Klevisit.

Ilda kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar djemtë e saj dhe për t’u kërkuar falje për vuajtjet dhe dhunën që kishin përjetuar.

“Klevis, Migel, mami ju kërkon që të vazhdoni shkollën dhe të mos iu marrë askush nëpër këmbë. Mami ju do shumë dhe nuk do t’iu lerë kurrë vetëm”.

Djali I saj I madh Klevisi, i cili kishte ëndërr të vazhdonte pikturën, kishte lënë shkollën, dhe punonte si çoban.

Por pas daljes në emision , Ilda së bashku me dy fëmijët e saj janë ndihmuar nga shumë dhurues. Ata I kanë mundësuar Ildës një shtëpi me qira në Korçë. Kanë qenë shumë emigrantë të cilët e kanë ndihmuar gruan, por për të është akoma e vështirë që t’ia dalë e vetme me ushqime dhe t’I ndjekë në shkollë dy fëmijët. Ajo ka treguar mbrëmë se asnjë shoqatë për gratë, nga 36 që janë në total, nuk e ka kontaktuar, edhe pse dikur kishte shkuar në disa prej tyre dhe ju kishte këkruar ta ndihmonin për punë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Nga serat me perime fermerët shqiptarë kthehen tek lulet

E nisur 15 vjet më parë si një serë e zakonshme me perime, sot Naim …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *