Kryefaqa / Lajme / Salianji shkon në fshatin Podgorie, ju bën një ftesë për në 11 maj

Salianji shkon në fshatin Podgorie, ju bën një ftesë për në 11 maj

Zgjedhjet  vendore po afrojnë ndërsa opozita duket se është e vendosur për të mos u futur në to.

Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike për zonën e Korçës, Ervin Salianji ka shkuar në fshatin Podogorie të Korçës.

Salianji  u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të bashkohen në protestën e madhe të opozitës në 11 maj në Tiranë.

Ai u ka thënë bankrëve të Podgories se Parlamenti aktual nuk përfaqëson më qytetarët dhe interesat e tyre.

Sipas demokratit, Kuvendi i shërben të pasurimit të pak qeveritarëve, të cilët po zhvatin djersën dhe gjakun e shqiptarëve.

“Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre! I shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllabërimit të djersës dhe gjakut të shqiptarëve, në 11 Maj të mblidhemi të gjithë bashkë, të tregojmë që sovrani është populli!”, thekson Salianji.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *