E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Rritet numri i qytetarëve me fruth në Korçë, dyshohet se janë prekur dhe infermierët

Rritet numri i qytetarëve me fruth në Korçë, dyshohet se janë prekur dhe infermierët

Ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve në Korçë kanë nxituar për t’u vaksinuar këto ditë, numri i të prekurve nga fruthi është rritur.

Kështu deri tani numërohen 25 persona të moshave të ndryshme të prekur nga virusi i fruthit, ndërkohë që 11 prej tyre janë shtruar në pavijonin infektiv të spitalit rajonal të Korçës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga mjekja epidemiologe Merita Kroi, ashtu siç tha se në katër ditët e fundit janë vaksinuar më shumë se 800 persona kryesisht të datëlindjeve ’80 – ’90 si dhe persona të kontaktit të dyshuar si të infektuar me virusin e fruthit.

Persona të dyshuar si të prekur nga fruthi janë edhe infermierë të spitalit të Korçës, ndërkohë që ka pasur edhe një rast të një studenteje, përvëç gjimnazistes së evidentuar pak ditë më parë.

Kroi thotë se të gjitha qendrat shëndetësore jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative janë pajisur me dozat e duhura të vaksinës kundër fruthit, ndërkohë që apelon përsëri për kryerjen e kësaj vaksine nga të lindurit e viteve ’80 – ’90 por edhe personat që mund të kenë kontakt me të infektuarit, si dhe ata që marrin kontakt me mjediset spitalore.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Basha pritet me ovacione në Pogradec: Ju ka hipur nuri i fitores, në sytë tuaj shoh shpresë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Pogradecit ku dhe ka mbajtur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *