Kryefaqa / Lajme / Puna e ëndrrave të shqiptarëve, NASA kërkon vullnetarë për të ndenjur në shtrat për dy muaj

Puna e ëndrrave të shqiptarëve, NASA kërkon vullnetarë për të ndenjur në shtrat për dy muaj

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani mund të garojnë për “punën e ëndrrave”. NASA kërkon 12 burra dhe 12 gra të cilët për dy muaj do të qëndrojnë të shtrirë në shtrat.

E gjithë kjo do të bëhet në kuadër të një hulumtimi që do të bëhet për të parë reagimet e trupit  në mungesë të gravitetit dhe të shihen efektet negative që trupi do të ketë.

Kjo punë do të paguhet plot 16.500 euro. Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore europiane dhe atë Hapësinore gjermane do të stimulojë një situatë të ngjashme me atë të hapësirës, që do të thotë dy muaj pa lëvizur nga shtrati.

Gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht.

Arsyeja është se studimi do të zhvillohet nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2019 në qytetin e Këlnit. Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen. Ata do të ndahen dy grupe.

I pari do të vendoset rreth një lloj centrifuge, e para në botë që simulon një gravitet artificial, i cili duhet ta bëjë gjakun të lëvize në të gjithë trupin, deri në ekstremitete; ndërsa i dyti do të rrijë fare i palëvizur, për të parë kështu dallimin dhe reagimin në të dyja situatat.

Source: https://www.independent.co.uk/life-style/nasa-bed-volunteers-pay-money-bed-micro-gravity-watch-films-read-books-study-a8842576.html

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“E bëra për humanizëm”

Një 26 vjeçar nga qyteti i Kavajës u vu pas hekurave ditën e djeshme. Ai …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *