E shtunë , Dhjetor 14 2019
Kryefaqa / Korca Turistike / KorcaTv / Bashkia e Korçës jep fondin për familjet me qira, ja kategoritë që përfitojnë

Bashkia e Korçës jep fondin për familjet me qira, ja kategoritë që përfitojnë

Bashkia e Korçës ka parashikuar një fond prej 1 milionë lekësh për trajtimin e familjeve të varfra,  të pastreha dhe kategorive të tjera siç e parashikon ligji, për të aplikuar bonusin e strehimit, i cili mund të mbulojë nga 50 deri në 100 për qind të vlerës së qirasë së shtëpisë.

Deri tani janë bërë rreth 25 aplikime, sipas të dhënave nga Drejtoria e Kujdesit Social, pranë Bashkisë së Korçës, por problem vazhdon të mbetet pamundësia e familjeve të varfra për të siguruar kontratë qiraje me qiradhënësit.

Bonusi i strehimit shpërndahet me vendim të Këshillit Bashkiak për familjet që kanë aplikuar pasi kanë plotësuar formularin e ndihmë-strehimit dhe e kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Kategoritë që e përfitojnë 100 % janë gratë e dhunuara, familjet e komunitetit rom dhe egjiptian, familjet e prekura nga investimet publike, familjet një-prindërore, jetimët në konvikte, familjet e përbëra nga anëtarë të moshës së tretë dhe familjet në situatë rruge.

Për familjet që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar atë Bashkia mund të subvencionojë deri në 100% vlerën e qirasë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Kryeplaku për çiftin nga Librazhdi: Kanë ngrënë darkë dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit

Mbrëmjen e sotme në emisioni ‘Pa Gjurmë’ janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *