Kryefaqa / Korcarët / Ndërtimi i TEC-it/ Intelektualët nga Korça i dërgojnë letër kryeministrit Rama: Ne jemi kundër!

Ndërtimi i TEC-it/ Intelektualët nga Korça i dërgojnë letër kryeministrit Rama: Ne jemi kundër!

Ndërtimi i një termocentrali në qytetin e Korçës prej javësh të tëra ka ngjallur reagime të shumta nga banorë dhe ambientalistë të këtij qyteti, pasi TEC-i thuhet se shkakton shumë ndotje në mjedis.

Ndërsa kryetari i Bashkisë ka thënë se TEC-i nuk do të ndërtohet në qytet nëse nuk sjell përfitme për ngrohjen, në grup ekspertësh dhe intelektualësh në Korcë i kanë dërguar një letër Kryeministrit të vendit Edi Rama.

Në letrën e publikuar sot ata shprehen se janë kundër ndërtimit të një TEC-ci  që pritet të ndërtohet në afërsi të këtij qyteti.

Midis të tjerash ata thonë se ky investim mund të ketë impakt negativ në ekonominë e fshatarëve në atë zonë pasi prek rreth 90ha tokë humus si dhe dëmton ekosistemin dhe klimën në rajonin e Korcës.

Gjithashtu në këtë letër theksohet se prodhimi i energjisë nuk është parashikuar të jetë për përdorim vendas por për eksport të saj në vende të tjera të rajonit.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të jetë më bashkëpunuese me banorët dhe me ekspertët e fushës. Sipas tyre në projekt thuhet se ujërat që do të shkarkohen do të derdhen në det, por i kujtojnë qeverisë dhe projektuesit se në Korçë nuk ka det, dhe pyesin ndërkohë se për cilin bëhet fjalë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ngricat kudo në rrugët e Korçës, 10 qytetarë përfundojnë në spital me fraktura

Prej katër ditësh banorët e lagjeve në Korçë po vuajnë për shkak të ngricave që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *