Sot ishte festa e mësuesit dhe më shumë se kudo tjetër ajo u festua në Korçë, ku dhe lindi dija e një kombi të tërë.
Dikur një ëndërr e të gjithë shqiptarëve, hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, ishte realizimi i dëshirës së shumë rilindasve dhe atdhedashësve shqiptarë, të cilët me ngulm kërkuan daljen në dritë të gjuhës sonë.
Sot, në ndërtesën e Mësonjëtores së Parë u mbajt një ekspozitë e veçantë ku tregoheshin dëftesat e para e dokumente të tjera të rëndësishme rreth mësimit në gjuhën shqipte dhe përhapjes së saj në shkollat e tjera.
Kjo ekspozitë u realizua nga koleksionistët Niko Kotherja dhe Mirgen Shamblli në vendin ku 132 vite më parë u hap e para shkollë shqipe.
Mbreti i bullgarisë i ofroi Stefan Kondillarit mundësinë për ta birësuar por ky i fundit zgjodhi të jetë mësues në shkollën e parë shqipe dhe i kërkoi mbretit të bullgarisë ndihmë për ta mbështetur dhe për të përhapur më tej arsimin, për të studiuar dhe për të mësuar shqip.