Kryefaqa / Korca Turistike / Korça e vjetër / Realiteti i trishtë në Korçë, tabela “Shitet” mbizotëron mbi muret e banesave

Realiteti i trishtë në Korçë, tabela “Shitet” mbizotëron mbi muret e banesave

Emigrimi prej thuajse tre dekadash mbetet akoma një nga fenomenet më të trishta të realitetit shqiptar, e në vend që të marrë në fund, vazhdon të gllabërojë të rinj e të reja duke i marrë me vete në dhe të huaj.

Për fat të keq, Korça nuk po mundet t’I shpëtojë këtij fenomeni, ndërsa mbi muret e banesave të saj shikohen kudo tabela “SHITET”.

Zona muzeale e Korçës është një nga më të prekurat.Trashëgimtarët e familjeve të vjetra korçare, të cilët jetojnë kryesisht në emigrim, vendosin që pas humbjes së prindërve t’i shesin këto shtëpi, e më pas ato të kthehen në bujtina apo të presin banorë të rinj.

Një banesë e ndërtuar rreth vitin 1930, për vite të tëra është lënë e braktisur, derisa pronarët vendosën ta shesin. Degradimi është i pashmangshëm për dhjetëra ndërtesa të kësaj natyre, në zonën muzeale të Korçës.

Të moshuarit janë ata, që i ruajnë me fanatizëm këto ndërtesa, fati i të cilave nuk dihet.Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, Korçës janë duke iu larguar gjithmonë e më tepër banorë, kryesisht të rinjtë, të cilët mbeten me sytë nga emigracioni për t’iu drejtuar vendeve të Europës Perëndimore apo Shteteve të Bashkuara.

Source news: TCh

Image result for Tradita korçare, në shitje. Shtëpitë e vjetra braktisen për shkak të emigracionit

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama: Kemi një plan si ta largojmë Alvin që nga kampi i ISIS

Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës për të folur mbi negociatat, është ndalur te …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *