E shtunë , Dhjetor 14 2019
Kryefaqa / Lajme / Nuk ka më vizita pa orar në Spitalin e Korçës, ja në çfarë ore lejohen të futen familjarët

Nuk ka më vizita pa orar në Spitalin e Korçës, ja në çfarë ore lejohen të futen familjarët

Përcaktimi i orareve të pritjes së familjarëve të pacientëve që janë të shtruar në pavionet e Spitalit Rajonal të Korçës, është mirëpritur edhe nga vetë familjarët. Këta të fundit shprehen se pacientët janë më të qetë dhe më komodë.

“Janë vendosur drejt dhe të zbatohen, se njerëzit kanë të sëmurë, janë të sëmurë dhe është rregull më I mirë. Kjo nismë është më komod se edhe ashtu hyr një dil një tek të sëmurët nuk është gjë e mirë në spital”, thotë një familjar.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Korçës Ardit Konomi është shprehur se  edhe para daljes së vendimit nga Ministria e Shëndetësisë, spitali i Korçës ka vendosur më herët oraret. Kjo pasi vizitat e familjarëve pengonin jo vetëm punën e mjekëve por edhe prishnin qetësinë e pacientëve.

“Po ka disa muaj që e kemi vendosur. Urdhëri i Ministrisë përkon me urdhërin e brendshëm që kishim vendosur ne. Është provuar se është një regjim që ka efekt, sepse rregullon hyrje-daljet e familjarëve, qetësinë e vetë pacientëve, punën e mjekëve”, ka thënë Konomi.

Vizitat e familjarëve kryhen dy herë në ditë, në reanimacion paradite nga ora 11:00 deri në 12:00, dhe pasdite nga ora 18:00 deri në 19:00. Dhe në pavione nga ora 12:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në orën 19:00.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Kryeplaku për çiftin nga Librazhdi: Kanë ngrënë darkë dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit

Mbrëmjen e sotme në emisioni ‘Pa Gjurmë’ janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *